Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Firmat nënkontraktore në ndërtimin e by-passeve të Fierit dhe Vlorës protestuan sërish për pagesat e praprambetura të vitit 2015. Ata kërkojnë nga shteti detyrimet e kompanisë italianë që nisi punimet por i la në mes dhe shpalli falimentin. Nëse nuk gjejnë zgjidhje, ata paralajmëruan se protesta e radhës do jetë para Kryeministrisë.
55 firma nënkontraktore në ndërtimin e by-passeve të Fierit e Vlorës zbritën sërish në protestë për detyrimet e prapambetura.
Ata kërkojnë paratë për punën e kryer në kantieret e veprës infrastrukturore e cila tashmë është ndërprerë
Janë më shumë se 1000 punonjës të 55 kompanive që pretendojnë se nuk janë paguar për 6 muajt e fundit të vitit 2015.
Ata thonë se borxhet e kompanisë Serenissima që shkojnë në disa milionë euro i takon shtetit ti paguajë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/pagesat-e-prapambetura-nenkontraktoret-e-passeve-fier-e-vlore-ne-proteste