PD: Eurot ishin të Saimir Tahirit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka publikuar dokumente për te mbështetur pretendimet e saj se 863 mije eurot qe u gjeten ne makinën e Orest Sotes nuk ishin per te blere hekur tek kompania Kurum, por i përkasin ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.



Sipas PD ne qershor te këtij viti, gjykata ka vendosur se administratori i Kurum-it, Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurave të falimentit të kompanisë.




?Sipas dokumentit të depozituar më 3 Gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë.?



Kjo është nje arsye me shume per opozitën qe te besoje se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Alibeaj ka sulmuar kryeministrin Rama se po kërkon te mbroje Tahirin dhe kryetarin e bashkisë se Durrësit Dako dhe prandaj po përpiqet te kape organin e akuzës.



?Marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë, i bën Saimir Tahirin dhe Vangjush Dakon të paprekshëm dhe atëherë nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.?



Sipas demokrateve, e vetmja garanci për lufte reale kundër krimit eshte largimi i kryeministrit Edi Rama i cili për opozitën, është i lidhur me krimin nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt.

Share This Video


Download

  
Report form