PD: 863 mije eurot jane te Saimir Tahirit

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Partia Demokratike është e bindur se paratë që iu gjetën Orest Sotës në makinën e tij nga policia e Elbasanit janë të Saimir Tahirit. Enkelejd Alibeaj thotë se lidhja mes Sotës dhe Tahirit është e qartë, pavarësisht se Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë po përpiqen që të mbajnë të fshehtë provat e këtij implikimi, një prej të cilave patentat e ish ? ministrit që u gjenden në kroskotin e makinës, ku ishte dhe sasia e parave prej 863 mijë eurosh.

Demokratët i kërkojnë Prokurorisë të hetojë, pasi sipas tyre, provat janë aty dhe duhet vepruar menjëherë që Tahiri të mos i shpëtojë drejtësisë, ndër Edi Ramës i kërkojnë të largohet edhe pse e quajnë një kryeministër të rrëzuar ?de facto?.

Për këtë çështje reagoi më herët edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që përmes një deklarate tha se njeri prej këtyre mjeteve lundruese që përdorej nga Tahiri u zhvendos nga porti i Durrësit më 19 Tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve. Basha thotë se Sota ka njohje me Tahirin dhe ka lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë me ish-ministrin me makinën e tij.

Bashës iu përgjigj Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla që thotë se kryedemokrati po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar sepse nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Për Ballën, Basha hesht për mbrojtjen në shkelje të ligjit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, të dënuar sipas tij me 2 vjet burg për vjedhje.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form