Polica Rrugore vendos radarët automatikë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia Rrugore vuri në veprim radarët e rinj automatikë, të cilët nuk kanë nevojë për prezencën e efektivëve, ndërsa çdokush që drejton një automjet, duhet të jetë i kujdesshëm në tejkalimin e shpejtësisë.




Ky është radari automatik, i cili do të mbikëqyrë kryesisht rrugët interurbane, ndërsa krahas matjes së shpejtësisë të automjeteve, ai konstaton edhe në brendësi të makinës për shkelje të tjera si mosvënia e rripit të sigurimit.



Policia lancoi edhe nismën e re në kuadër të javës së sigurisë rrugore.



Për 20 drejtuesit e mjeteve model, që respektojnë shpejtësinë e lejuar do të dhurohen 20 polica sigurimi përmes një shorteu. Specialisti i sigurisë Ervin Dervishi tha se drejtuesit model do të përzgjidhen edhe në bazë të historikut të shkeljeve.





Radarët pritet të instalohen në ato pika që policia i konsideron si njolla të zeza të rrugëve, aty ku dhe numri i aksidenteve është më i lartë për tejkalim shpejtësie.

Share This Video


Download

  
Report form