Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një apartament është përfshire nga flaket e zjarrit pasditen e së dieles në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës, ndërsa nga tymi u asfiksua dhe një 20-vjeçare.
Flaket e zjarrit janë zhfaqur në mënyre të menjehershem në banesen e shtetasit Bajftjar Zyberi, ndërkohë që në momentin e zjarrit fatmiresisht asnjë nga pjesataret e familjes nuk kanë qenë brenda shtëpisë.
Zjarri është pikasur nga banoret e pallatit të cilët kanë dalë menjehere jashta dhe kanë njoftuar zjarrfikesit dhe policinë. Këta të fundit ndërhynë shumë shpejt në shuarjen e flakeve, ndërkohe një vajze që u asfiksua nga tymi u dërguar me urgjence në spital me autoambulancë.
Një banore e pallatit tregon momentin kur ka rënë zjarri, duke thënë se ajo bashkë me 6 fëmijet e saj kanë shpëtuar për mrekulli.
E zonja e shtëpisë ku ra zjarri Mimoza Zyberi thotë se vetem pak minuta më parë kishte dalë nga banesa për të mbushur një bombul gazi.
Ende nuk dihet shkaqet e këtij zjarri por nga hetimet por dyshimet janë se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që kjo është hera e dytë që ky apartament përshihet nga zjarri brenda dy vitesh.
Informacion paraprak i policisë
Me datë 19.11.2017, rreth orës 16:38 është marrë njoftim se në një pallat ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në lagjen "Skënderbeg" në qytetin e Lezhës, në katin e dytë të një pallati, në apartamentin e shtetasit B.Gj. ka rënë zjarr.
Në banesë nuk ka asnjë person. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarr-ne-katin-e-4-te-nje-pallati-ne-lezhe