#tvora #rtvoranews
Një 44 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 1 viti për disa vepra penale u arrestua këtë të premte në Kurbnesh, Lezhë.
Shtetasi me iniciale A.B. akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës? dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës".
Ky shtetas, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. B., kishte marrë dhe djalin e tyre të mitur, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.
Policia gjeti dhe fëmijën e mitur 8-vjeçar, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po trajtohet me psikolog në DVP Lezhë.
"U organizua dhe u finalizua operacioni policor "Kurbneshi", në kuadër të të cilit pas rreth 72 orësh kërkime në fshat dhe në pyllin e Kurbneshit, u bë e mundur gjetja dhe prangosja e shtetasit A. B., i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin nr. 4, datë 05.01.2019, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest më burg?, për veprat penale "Dhuna në familje", "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gGjykatës? dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës" - njoftojnë uniformat blu.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lezhe-arrestohet-nje-44-vjecar-dhune-ne-familje-kishte-rrembyer-djalin-e-mitur
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv