Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tavane të shkatërruara dhe suva të rëna është pamja që të ofron godina e qendrës shëndetësore në fshatin Vranisht të rrethit të Devollit. Dikur funksiononte si muze por sot është kthyer në ambulancën e fshatit. Mbi 2000 banorë marrin shërbimin mjekësor në kushte mizerable.
Shqetësimi për situatën alarmante është ngritur nga vetë banorët, të cilët ndihen të kërcënuar për jetën dhe shëndetin e tyre. Për Ora News, ata thonë se godina e amortizuar asnjëherë nuk e ka njohur dorën e investimeve ndërsa rrezikon të shembet dita ditës.
Për të marrë shërbimin mjekësor detyrohen të udhëtojë me kilometra drejt spitalit të Bilishtit.
Banor: Shteti dhe bashkia të vënë dorë ta rregullojnë.
Teksa tregon vështirësitë në raste urgjence, mamia Antonela Hoxha pohon se është urgjente që në këtë qendër të ketë një mjek
Mamia: Përderisa nuk ka një mjek, ne si infermiere mundohemi të japim ndihmën e parë, pastaj kompetencat e doktorit nuk i marrim dot.
Janë 2000 banorë te cilët çdo ditë enden dyerve të spitaleve drejt qytetit dhe shumë herë ata kanë rrezikuar edhe jetën e tyre
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/devoll-qendra-shendetesore-e-vranishtit-ne-gjendje-te-mjeruar