Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy qendra të reja shëndetësore në qarkun e Dibrës janë rehabilituar plotësisht dhe pajisur me të gjithë mjeket e nevojshme, duke ofruar shërbim cilësor për 30 mijë banorë të Maqellarës në Dibër dhe Shupenzës në Bulqizë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inaguroi qendrat shëndetësore të Maqellarës dhe Shupenzës, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor 24 orë për banorët e këtyre zonave.
Manastirliu: "Po vendosim një standard të ri në shërbimin parësor me rikonstruksionin e qendrave shëndetësore model për nga infrastruktura dhe pajisjet, siç janë qendrat që inaugurojmë sot në Maqellarë dhe në Shupenzë. Kemi nisur programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite dhe këtë vit do të rehabilitojmë 80 qendra të kujdesit parësor nga veriu në jug të vendit".
Qendra shëndetësore e Maqellarës ofron shërbim 24 orë për rreth 14 mijë banorë të kësaj njësie administrative në Dibër. Ndërsa qendra e Shupenzës në zonën e Bulqizës ofron shërbim shëndetësor dhe urgjencë 24 orëshe.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapen-dy-qendra-te-reja-shendetesore-ne-qarkun-e-dibres