Mesuesi demokrat shkarkon Drejtorin e Arsimit

RTV KLAN 2018-05-09

Views 2

Në një dalje për mediat, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, njoftoi këtë të shtunë punësimin e një mësuesi, i cili kishte denoncuar rastin e tij duke shkruar në platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët, si dhe shkarkimin e përgjegjësve të arsimit në Zyrën Arsimore të Malësisë së Madhe.

Bëhet fjalë për një mësues, i cili kishte aplikuar në portalin Mësues për Shqipërinë dhe ishte renditur i pari në degën e Gjeografisë në Malësinë e Madhe. Por në vendin e tij kishte hyrë mësuesi i cili ishte renditur i dyti në këtë portal.

Për këtë arsye, shpjegoi Ministrja në daljen e saj për mediat, qytetari Gjovalin Veshtaj iu drejtua qeverisë për të denoncuar rastin e tij.

E pikërisht për këtë shqetësim, Nikolla njoftoi se që prej të premtes mësuesi është punësuar.

?Kam kënaqësinë t?ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti duke e përcjellë shqetësimin tek unë, përmes platformës Shqipëriaqëduam.al, e fitoi të drejtën dhe nisi punë. ?

?Ndërkohë?, tha Nikolla, ?kam kërkuar fillimin e procedurës së menjëhershme për gjetjen e përgjegjësve dhe shkarkimin e drejtuesve të Arsimit, Zyrës Arsimore Malësi e Madhe, për abuzim me detyrën dhe cënim e të drejtës së qytetarit./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form