Report TV - "Takim brezash" gjimnazistët e Tiranës sfilojnë me veshje tradicionale të 800-s

Report TV 2018-05-09

Views 2

Një sfilatë me veshje tradicionale të viteve ?800, të rimodeluara nga nxënësit e gjimnazeve të kryeqytetit dhe koncerti i Ansamblit Tirana kanë gjallëruar Sheshin Skënderbej në Tiranë. Aktivitei është mbajtur në shkallët e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
I konceptuar si një ?Takim brezash? ky projekt është realizuar nga Fondacioni ?Tradita Popullore? dhe Teatri Metropol me mbështetjen të Bashkisë së Tiranës e Agjencisë së Zhvillimit Rajonal.

?Takim brezash? ka nisur punën, që në fillim të muajit qershor me pjesëmarrjen e 10 gjimnazeve të Tiranës dhe ?Instutit të nxënësve që nuk dëgjojnë? ?Instutit të nxënësve me vështirësi në shikim?.

Përfaqësues të Ansamblit Tirana kanë realizuar workshope të veçanta mbi hulumtimin dhe realizimin e veshjeve tradicionale, nga të cilat më pas nxënësit e shkollave, u frymëzuan dhe realizuan modelet e tyre.

Nga rreth 200 punime të nxënësve, u përzgjodhën 11 punime veshjesh, të cilat më pas u realizuan në atelie nga artizanët.

Share This Video


Download

  
Report form