Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka takuar këtë të hënë partnerë ndërkombëtarë dhe drejtues të policisë së shtetit.
Në fokusin e këtij takimi janë bashkëpunimi institucional dhe ai nderkombëtar, për luften kundër veprave penale në fushën e trafiqeve të paligjshme.
Ajo u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ku nga partnerët ndërkombëtar ishin nga Britania ShBA, Belgjikë, Austri, Spanjë, Kosovë dhe Europol.
Në këtë mbledhje është dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu si dhe numri 2 Tonin Vocaj.