Ora News – Luftë krimit, Xhafaj: Në Fier, edhe tre grupe të rrezikshme

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme është në përfundim të hartimit të një database për evidentimin e emrave të lidhur me veprimtari kriminale në vend. Ministri Fatmir Xhafaj, tha se këto të dhëna do të jenë prezente për herë të parë dhe do të ndihmojë policinë dhe organet e tjera ligjzbatuese në goditjen e krimit. Xhafaj paralajmëroi ndërhyrje të tjera në shkatërrimin e grupeve kriminale, duke përmendur rastin e pak ditëve më parë në Fier.

Fokusi i punës së Ministrisë për vitin 2018 do të jetë goditja e kriminalitetit, tha Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke paralajmëruar të tjera aksione në Fier, ku tha se përveç një grupi të shkatërruar pak ditë më parë, janë evidentuar edhe tre grupe të tjera. Deklaratata u bënë gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2018 në Parlament.

Xhafaj: Goditja e një grupi kriminal në Fier vetëm dy ditë më parë, një prej 5 grupeve kriminale të skeduara në këtë rajon është vetëm fillimi i këtij procesi që do vazhdojë dhe më me intensitet dhe vendosmëri në muajt në vijim.

Xhafaj tha po ashtu se së shpejti Ministria e Brendshme do të ketë një database me emrat dhe të dhënat e personave të përfshirë në lidhje kriminale.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/lufte-krimit-xhafaj-ne-fier-edhe-tre-grupe-te-rrezikshme

Share This Video


Download

  
Report form