Sipërmarrësja Ori Kuçi prej dy javësh është tashmë pjesë e ?C?est la vie?, nga ku është vlerësuar mjaft për zërin e saj.
E ftuar në studion e ?Rudina?, Kuçi tregoi se muzika ka qenë ndër pasionet e saj më të mëdha, por ëndra për të u thye pikërisht në lice ku sipas saj u bë pjesë inatesh mes pedagogësh.
?Unë kam studiuar për kanto në lice dhe kam marrë pjesë në aktivitet ë ndryshme. Kur kam qenë e vogël kam kënduar. Pas përfundimit të gjimnazit nuk kam kënduar më kurrë përveçse me miq dhe në familje.
Unë u futa plot pasion, dëshirë dhe vullnet në Lice dhe dola vetëm me talentin. Nuk ka qenë një periudhë shumë e mirë në sistemin shkollor, nuk dua ta hap më atë temë,por unë u bëra pjesë inatesh mes pedagogësh se përse studioja në një vend dhe jo në një tjetër dhe m?u thye ëndra?, tha Kuçi.