Rudina/ Endi Demneri flet per modelingun: Nuk eshte endra ime (09.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 16

Ajo është një vajzë që po spikat gjithmonë e më shumë në fushën e modes dhe shpesh e kemi parë atë si imazh në kopertina revistash të ndryshme. Bëhet fjalë për Endi Demnerin e cila ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan.
Gjatë emisionit Demneri rrëfeu se ka filluar të merret me modeling që në moshën 15 vjeçare, fillimishtm si imazh i kompanisë së tezes së saj, por siç tregon ajo ëndra e saj nuk është modeling por stilimi.
?Modelingun e kam nisur prej tezes time Frida e cila ka atelienë e saj dhe kush më mirë se sa një i afërm mund ti prezantojë veshjet.
Që e vogël kam patur ëndra të tjera. Në të vërtët të bëhesh modele është ëndra e çdo vajze që fillon dhe sheh kukullat dhe më pas me filmat apo fashion-i. Por në fakt për mua ënra është ti vesh këto modele, unë dua të bëhem stiliste. Por dalja në televizion dhe fotot janë një plus i madh?, tha Demnieri.

Share This Video


Download

  
Report form