Report TV - Buxheti, Kryemadhi: Qeveria s’ka plan ekonomik për varfërinë

Report TV 2018-05-09

Views 0

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar ditën e sotme një tryezë diskutimi në lidhje me buxhetin dhe paketën fiskale. E pranishme në këtë takim, Monika Kryemadhi, tha se mazhoranca aktuale nuk ka një program qeverisës apo plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve.

?Kjo mazhorancë nuk ka një program qeverisës apo një plan ekonomik për të luftuar varfërinë dhe për të ngushtuar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve por themi që kjo qeveri ka një politikë për të stimuluar oligarkët dhe klientët e qeverisë së vet.

Nuk ka politika ekonomike për të stimuluar punësimin, prodhimin vendas dhe eksportet shqiptare.

Buxheti I 2018 tashmë është mëse e qartë për të gjithë që rrit taksat për 99% të shqiptarëve të cilët janë të varfër dhe të klasës së mesme dhe ul taksat për 1 % të bizneseve dhe oligarkëve që janë pjesë e qeverisë?, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Share This Video


Download

  
Report form