Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Apelit për krime të Rënda lehtëson ndjeshëm dënimet e nëntë personave të akuzuar si pjesë e grupit kriminal që trafikonte kokainë përmes laboratorit të Xibrakës. Shkalla e dytë e krimeve të rënda, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 9 të akuzuarit për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. Me kete vendim të 9 të akuzarve mes të cileve edhe nipi ish diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, do të përfitojnë uljen e një të tretës së denimit të dhënë më herët nga shkalla e parë.
Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për nëntë personat e akuzuar në dosjen 'Xibraka', mes të cilëve është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Në ndryshim nga Gjykata e Shkallës së parë Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesat për gjykim të shkurtuar për nëntë të akuzuarit, kërkesë kjo që i ishte refuzuar nga gjykata më e ulët. Ky vendim i Apelit, ka bërë që të gjithe të akuzuarve u ulet një e treta e dënimit të dhene më herët nga Gjykata e Shkallës së Pare.
Ermal Hoxha u arrestua bashkë me disa persona të tjerë pas zbulimit të laboratorit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Në total të gjithë 9 të pandehurit gjykata e shkallës së parë dha 104 vite burgim që varionin nga 10 deri ne 12 vite. Prokuroria përgjatë gjykimit këmbënguli se të nëntë të dyshuarit krijuan një grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikun e drogës, duke importuar në Elbasan një sasi lënde në përmbajtje të të cilës fshihej kokainë. Për këtë qëllim, sipas akuzës , ata ngritën edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë derisa nxirrte formën përfundimtare të drogës të gatshme për t'u hedhur në treg.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ulet-denimi-te-arrestuarit-e-xibrakes