Report TV - Pasuria e kryebashkiakëve, ja më i pasuri me 5.5 milionë euro

Report TV 2018-05-08

Views 0

Pasuritë e tij të paluajtshme kanë një vlerë mbi 5.5 milionë euro. Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, rezulton një ndër kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri. Pasuria e tij nuk ka lidhje me funksionin publik, por buron nga veprimtari të mëparshme në fushën e biznesit. Në deklaratën fillestare të pasurisë, duke iu referuar të dhënave të përditësuara nga Open Data, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, deklaron se është pronar i gjysmës së Hotel-Turizmit të Pukës me vlerë 1 650 000 euro si dhe pronar me 50 % i një magazine frigorifer, me sipërfaqe 10 mijë m2, në Kurbin të Laçit, me vlerë 1 450 000 euro.

Gjon Gjonaj është gjithashtu pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri në fshati Kolosjan të Kukësit, me vlerë 1 800 000 euro. Kreu i Bashkisë së Pukës është gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 150 m2, më vlerë 90 mijë euro si dhe i një shtëpie banimi me sipërfaqe 148 m2, me vlerë 88 mijë euro.

Share This Video


Download

  
Report form