Prokuroria i bllokoi 4 milionë euro pasuri

RTV KLAN 2018-05-02

Views 7

Tregtari i hidrosanitareve Nikolin Janina, dyshohet se mund të ketë pasur dijeni mbi mbërritjen e letërporosive nga autoritetet spanjolle në ngarkim të tij. Ndaj tij janë ngritur dyshime për përfshirje në trafikun e drogës në këtë vend.

Për këtë shkak, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për pasurinë e tij. Një ditë më parë prokurori vendosi një sekuestro ndaj pronave të Janinës, vlera e të cilave arrin mbi 4 milione euro. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 31 mijë metra katror në plazhet e jugut si dhe disa apartamente në Tiranë dhe Vlorë, që sipas akuzës nuk justifikoheshin nga të ardhurat. Hetuesit kanë dyshime se biznesmeni kishte rënë në dijeni të hetimeve ndaj tij.

Për këtë shkak ai dyshohet se kishte nisur likujdimin e kompanisë së tij dhe shitjen e aseteve. Kjo konfirmohet edhe nga kerkesat depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Në 5 janar të këtij asambleja e kompanisë nisi procedurat të shitjes së aseteve dhe pronave të ALBA CERAMICA N sh.p.k. Janina ka pezulluar edhe aktivitetin e një tjetër kompanie në pronësi të tij.

Të gjitha pronat dhe pasuritë në emër të Nikolin Janinës si dhe kompani tregtare në emër të tij, u vendosën të sekuestrohen nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbij të kaluarën e biznesmenit në Spanjë dhe mënyrën e vendosjes së pasurisë së tij. Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form