Rama: Shqiptareve nuk u duhet loja politike me krimin

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Akuzat e opozitës për lidhje të qeverisë me krimin, kryeministri Edi Rama i sheh si një lojë politike që nuk u intereson shqiptarëve. Kreu i qeverisë thotë se interes i opozitës është pushteti i humbur dhe jo reformat në dobi të qytetarëve.

Në kominikimin e përjavshëm nëpërmjet Facebook, kryeministri zbuloi një plan kombëtar për rrugët për t?i afruar ato me standardet europiane.

?Kemi një program masiv investimesh që ka nisur me rrugën e Arbrit, por do të vazhdojë për t?i kthyer rrugët shqiptare në rrugë evropiane, me siguri e lëvizshmëri të garantuar, me standarde të certifikuara dhe me hijeshi ditën e ndriçim si duhet natën. Merreni me mend, 27 vite dhe natën ndriçohet vetëm aksi Rinas-Tiranë, sa shumë kemi ende për të bërë?, tha Kryeministri Rama.

Kreu i mazhorancës tha se në 4 vitet e ardhshme përmirësimi i infrastrukturës do të jetë në fokus të reformave.

?Do të financojmë edhe një program masiv ndërhyrjesh për ta çuar rilindjen urbane përtej qendrave të qyteteve që janë pothuajse tërësisht të rikonstruktuara.?/Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form