Dokumentet e administratës të shpërndahen edhe nga posta

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Qeveria do të fillojë të ndërtojë një platformë përmes të cilës shumë dokumente dhe vërtetime që qytetarët shqiptarë i marrin në zyrat e administratës, t?i përfitojnë përmes Postës Shqiptare. Nga Dibra, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se zonat rurale e kanë të domosdoshme një shërbim të tillë.

?Mendoj se Posta Shqiptare duhet të jetë një instrument shumë i rëndësishëm për të marrë shërbime qytetarët edhe pa vajtur në qendra të mëdha administrative e qendra qarqesh. Ne do të punojmë në këtë drejtim, duke investuar më shumë në sektorin postar.?

Gjiknuri tha se po merren masa që në vendet malore të mos kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit.

?I kërkova të gjithë drejtuesve këtu të mbajnë ritmin e punës pasi përpara kemi sezonin e dimrit e mund të ketë probleme. Duhet të jemi në gjendje të ndërhyjmë menjëherë në ato zona ku mund të ketë defekte për shkak të motit.?

Gjiknuri tha se pavarësisht vitit të vështirë financiar për kompanitë e sektorit të energjisë investimet në përmirësimin e rrjetit energjetik nuk do të ndalen. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form