Report TV - Dibër, Rama: Rruga e Arbërit përfundon brënda mandatit

Report TV 2018-05-08

Views 0

DIBER-Rruga e Arbrit do të përfundojë brenda këtij mandati, ndërsa të gjithë fëmijët e shkollave fillore në të gjithë vendin do t?i marrin librat falas. Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët u shpreh se qeveria do të japë libra falas për fëmijët nga klasa e parë, deri në të katërtën. ?Librat do të jenë falas për fëmijët nga klasa e parë deri në të katërtën. Por do të ketë një kusht që fëmija që merr falas libra, i dorëzon dhe merr të tjerët falas? deklaroi Rama.

Librat falas për fëmijët ka qenë një kërkesë e opozitës, ndërsa duket se edhe Rama është pajtuar me të duke e aprovuar duke filluar nga viti tjetër. Rama gjatë takimit në Dibër premtoi edhe njëherë se brenda këtij mandati do të përfundojë rruga e Arbrit.

Share This Video


Download

  
Report form