Dyshja Rexhep Çeliku-Liljana Cingu ne 60 vite Ansambel

RTV KLAN 2018-05-08

Views 3

Në ditët e saj jo më të mira, në një skenë e cila për këta artistë profesionistë nuk është shtëpia e tyre, Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore gëzon datëlindjen e 60-të në Teatrin Kombëtar.

Për të festuar gjashtë dekada histori, Drejtori Artistik, Gerti Druga rrëmoi çdo arkiv fotografik dhe filmik për të ndërtuar një program, i cili do të ringjisë në skenë përmes krijimtarisë së tyre dhe fizikisht artistët që bënë historinë e këtij institucioni.

E shtuna dhe e diela ndoshta do të jenë për një nga ikonat e valles shqiptare, Rexhep Çeliku, mbrëmjet më ngarkesë të madhe emocionale. Ai ka lënë gjurmën e tij në skenën që e jetoi që në moshën 22-vjeçare e deri sot.

Të rezervuar për të zbuluar përmbajtjen e programit, drejtori artistik Gerti Druga thotë se nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen Merita Halili, por në skenë do të ngjitet edhe valltarja elegante Liljana Cingu. /Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form