http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku. Pas një sëmundjeje të rëndë, me të cilën luftonte prej vitesh, ?shqiponja e skenës shqiptare?, u shua në orët e para të mëngjesit.
Rexhep Çeliku ndoqi trashëgiminë e të atit, duke i dhënë valles popullore shqiptare portretin e tij të hekurt dhe lëvizjet plot jetë në çdo skenë që u ngjit për të kërcyer.
Me pasion dhe përkushtim, Rexhep Çeliku kërceu edhe në këtë 60-vjetor Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, që ishte edhe i fundit koncert që realizoi si valltar dhe koreograf.
Mjeshtri numëron të interpretuara si solist i parë 200 valle dhe më shumë se 8000 shfaqje artistike brenda dhe jashtë kufijve.
Vetëm pak ditë më parë, Presidenti Meta e nderoi me titullin ?Nder i Kombit?, ndërsa vite më parë presidenti Alfred Moisiu e kishte vlerësuar me çmimin ?Mjeshtër i madh?.
Rexhep Çeliku ka shkruar disa nga faqet më të spikatura të artit shqiptar, në fillim si valltar e kohët e fundit si koreografi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Homazhet për artistin do të mbahen nesër ne orën 11 në Muzeun Historik Kombëtar.