Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nis punën Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Mbledhja e parë e konstituimit u shoqërua me një sërë debatesh mes mazhorancës dhe opozitës. Demokrati Bylykbashi përsërit qëndrimin e opozitës për votim dhe numri elektronik ndërsa socialisti Çuci tha se shqiptarët folën qartë në 25 qershor. LSI kritikoi diplomatin e OSBE që nuk reguan në mbledhjen që u mbyll nga Ruci po u sollën si ushtarë të Ramës.
Debatet në Konstituimin i Komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore reflektuan të gjithë tensionin e akumuluar politikë në lidhje me garantimin e sigurisë dhe standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë. Opozita përmes bashkëkryetarit të komisionit të reformës së zgjedhor Oerd Bylkbashi përsërit qëndrimin e saj për votimin dhe numërimin elektronik si e vetmja mënyrë që do të garantonte siguri.
Ndërsa për bashkëkryetarin e komisionit, socialistin Bendi Çuçi shqiptarët folën qartë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke i garantuar PS 74 mandate.
Simbolikisht, mbledhja e parë e komisionit u drejtua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. U tregua i prerë në mbyllje të mbledhjes së parë duke refuzuar kërkesën e opozitës që fjala të jepet edhe për partitë e tjera më të vogla.
Pas kësaj situate, Deputeti i LSI Luan Rama për mediat kritikoi ambasadorin e OSBE dhe diplomatët e huaj në mbledhje duke thënë se të gjithë u sollën si ushtarë ndaj urdhrit të mazhorancës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-reforma-zgjedhore-lsi-diplomatet-e-osbe-iken-si-ushtare-te-rames