Diplomatët, Dade kundër Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e Komisionit te Jashtëm Arta Dade del kundër kryeministrit Edi Rama. Shkak është bere ligji i shërbimit te jashtme, i cili është diskutuar ne komision nen per nen. Ministria e Jashtme dhe deputetet socialiste te Komisionit te Jashtme duket se kane gjetur konsensus per shumicën e neneve te ketij ligji; por nuk ka ndodhur kështu me nenin 27 i cili heq kuotat per ambasadoret qe jane diplomate karriere dhe ata qe vijne nga jashtë sistemit. Komisioni kishte kerkuar qe te vendoset nje raport ne emërimin e ambasadoreve ashtu siç eshte edhe ne ligjin ekzistues, por siç ka sqaruar kryetarja e këtij komisioni Arta Dade, Kryeministri Rama ka vendosur veton duke kërkuar miratimin e variantit fillestar te ligjit?Deshiroj te informoj komisionin per politike te jashtme qe pas konsultimeve dhe pas argumenteve te shtruara ne tryeze edhe me Kryeministrin e vendit, varianti i komisionit te politikes se jashtme nuk pranohet dhe lidhur me kete nen sensibiliteti i zotit Rama, i Kryeministrit, është qe nuk merret ne konsiderate asnje nga propozimet e komisionit te politikes se jashtme. Une e le per diskutim dhe vendimmarrje per komisionin, me vjen keq qe nuk kemi opozitën te pranishme, sepse edhe opozita ka patur nje sensibilitet.?Ne ligjin aktual 80 % e ambasadoreve duhet te jene diplomate karriere, ndërkohë qe 20% mund te vijne nga jashtë sistemit nga politika apo qarqet akademike. Projekt-ligji i miratuar nga qeveria e hiqte kete kuote duke e lene te hapur çështjen e emërimit te ambasadoreve e duket se pavarësisht kundërshtimeve te deputeteve socialiste dhe atyre te opozitës, ky do te jete variant qe do te miratohet ne Parlament.

Share This Video


Download

  
Report form