Ministri i Drejtësisë kundër Ramës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas paralajmërimit te kryeministrit, drejtuesit e zyrave te regjistrimit dhanë dorëheqjet. Por ministri teknik i drejtësisë ka dale kundër Rames, duke refuzuar largimet nga puna. Gazemend Bardhi ka urdhëruar pezullimin e tyre.

Në njoftimin e shpërndarë nga Ministrja e Drejtësisë thuhet se duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit, se këta funksionarë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njerëzit, ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm.

Vendimi parashikon pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

Por vendimi i ministrit teknik të propozuar nga demokratët, më së shumti ngjan me një akt kryeneçësie politike ndaj kreut të qeverisë. Akti i dorëheqjes është një gjest individual i një zyrtari dhe mungesa e refuzimit të tij nuk do të thotë se gjithçka do të mund të kthehen në normalitet si më pare. Kjo pasi askush nuk detyron askënd të mbajë një detyrë të cilën nuk dëshiron ta kryejë.

Share This Video


Download

  
Report form