Dy persona, të dyshuar si posedues të 41.3 kilogramë kanabis të sekuestruar nga polica, janë arrestuar ditën e sotme në Patos. Sipas policisë në pranga kanë rënë Neritan Blido, 28 vjeç, banues në lagjen "Dukas", Patos dhe Spartak Kamberaj, 26 vjeç, banues po në lagjen "Dukas", Patos.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen "Dukas", Patos gjatë kontrollit të banesës së një personi me inicialet J.G (e cila i ishte lënë në ruajtje Neritan Blido që prej 20 vitesh), në dollapin e dhomës së gjumit policia gjeti të fshehur 5 thasë plasmasi me kanabis, gjithsej 41.3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte fshehur në këtë banesë nga Neritan Blido dhe Spartak Kamberaj të cilët kishin për qëllim trafikimin me destinacion Greqinë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Trafikimi i lëndëve narkotike?.