Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operacionet në Memaliaj janë zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se priten zhvillime të reja në kuadër të këtij operacioni masiv.
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre u bë në disa operacione antidrogë, në sajë të cilave u bë e mundur sekuestrimi i 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë zjarri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-rreth-1-8-tone-kanabis-kater-ne-pranga-tre-ne-kerkim/