Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë personat e arrestuar me dyshimet se do të kryenin akte terroriste në stadiumin e Shkodrës një vit më parë janë lënë të lirë tashmë nga gjykata e krimeve të rënda, për tu hetuar në masën arrest shtëpie.
Të enjten gjykata e Krimeve të Rënda mori vendimin për lirimin e Ergys Fasllisë dhe Bekim Protopapës ndërsa dy ditë më parë togat e zeza liruan edhe të pandehurit e tjerë Xhezair Fishti dhe Medat Hasani. Për të katër të dyshuarit ndryshimi i masës u bë pasi i ka përfunduar afati një vjeçar i paraburgimit.
Arrestimi i tyre është bërë në nëntor të 2016 me akuzën se "në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propaganduar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, se kanë mbështetur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe se mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/akuza-akte-terroriste-krimet-e-renda-lirojne-te-kater-personat-e-dyshuar