Ergys Faslia i cili u arrestua pasi dyshohej si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte terroriste në stadiumin e Shkodrës gjatë ndeshjes Shqipëri - Izrael, u lirua ditën e sotme.
Faslia, nga hetimet rezultoi si kreu i grupit, por ai e mohoi përfshirjen si xhihadist e terrorist ,ndërsa gjykata e liroi, pasi mbaruan afatet e paraburgimit.
Ndaj Faslias Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" ndërsa prokuroria vijon hetimet.
Ergys Faslia punonte berber në qytetin e Shkodrës, e së bashku me tre persona të tjerë u arrestuan si të lidhur me organizatën terroriste ISIS dhe militantë të saj me origjinë shqiptare dhe kosovare dhe se dyshohet se po planifikonin një sulm me armë kundër kombëtares izraelite në Shkodër.