Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për ish-ministrin e Bbrendshëm Saimir Tahiri.
Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri do verifikohet mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse i justifikon këto pasuri ose jo.
Për këtë arsye, i janë nisur shkresa zyrtare për informacion të gjitha bankave të nivelit të dyte si dhe zyrave të Hipotekave.
Ndërkohë po bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-n për të parë deklaratat e tij në vite.
Hetim pasuror ka nisur edhe për rastin e te ndaluarit në Balldre të Elbasanit, ku iu gjeten 863 mijë euro, si dhe dy lejet e drejtimit të mjeteve lundruese të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/krimet-e-renda-nisin-hetimin-e-pasurise-se-ish-ministrit-tahiri