Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioneri për zgjerim në BE, Johanes Hahn tha se Shqipëria është në rrugën e duhur. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministri Rama ai tha se integrimi europian duhet të jetë një objektiv kombëtar.
Hahn: Në lidhje me të ardhmen e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor ne do të nxjerrim një strategji në muajin shkurt dhe do të kemi raportet përkatëse për secilin prej shteve të Ballkanit. Dhe për herë të parë pas 14 vjetësh do të ketë një samit të Ballkanit Perëndimor që do të organizohet nga Presidenca bullgare në maj 2018. Kjo tregon angazhimin e BE në lidhje me të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.
Mendoj që do të jetë një kohë e mirë kjo, një dritare mundësish dhe ne mund të punojmë për të arritur dicka në lidhje me çeljen e negociatave, ky është objektivi ynë.
Një nga rezultatet e para për të marrë rekomandimin pozitiv është ai që njihet si procesi i vettingut, i cili sapo ka filluar dhe unë pres që rezultatet e para ti shikojmë në fillim të vitit.
Po ashtu këtu kemi të bëjmë me progresin, në ato që njihen si 5 prioritetet. Pra është e rëndësishme që të konsolidohen arritjet e bëra deri tani dhe po ashtu për të ecur përpara në këto fusha. Të gjitha këto për mendimin tim janë në rrugën e duhur dhe do të thosha që në vlerësimin e tonë Shqipëria është në rrugën e duhur dhe do të thosha që aspirate europiane duhet të jetë një objektiv kmbëtar, i cili mbështet nga të gjitha elementet, nga partitë, shoqëria civile edhe media, pra në mënyrë absolute të gjithë. Ky është një synim kombëtar.
Kryeministri Rama: Shqipëria meriton të hapë negociatat
Nga ana e tij, kryeministri Rama tha se Shqipëria meriton që të hapë negociatat.
Rama: Pas rekomandimit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit në varësi të zbatimit të vettingut, Shqipëria e ka filluar procesin e vettingut. Me komisionerin diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku në funksion të konsolidimit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare duke vënë në tryezën e KiE, një raport solid që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe të konstatuar nga komisioni qysh në vitin e shkuar.
Diskutuam për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Një sukses i mishëruar në raportin analitik të dalë pas monitorimit të GDF dhe i konsideruar prej qeverisë Shqiptare si përmbyllje të fazës së parë të një lufte që vazhdon me fazën e dytë. Për të cilën ndamë me komisionerit objektivat dhe hapat që ne kemi planifikuar për tia dalë me sukses përmes Task Forcës speciale dhe operacionit ?Forca e Ligjit?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hahn-e-rama-para-gazetareve-kryeministri-shqiperia-meriton-te-hape-negociatat