Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeminsitri Edi Rama tha se media sot është kthyer në një institucion i pabesueshëm. Në konferencën ?Ditët e medias?, shefi i qeverisë tha se liria e shprhjes është arma e fortë për të luftuar padrejtësitë.
Rama: Roli i TVSH dhe AMA ka qenë shpesh në qendër të kritikave për mungesë profesionalizimi dhe politizim të tyre dhe për këtë arsye ka nisur një proces reformimi në këto dy institucione. Liria e shprehjës është arma më e fortë për të luftuar padrejtësitë, përfshirë edhe korrupsionin apo shfaqjet e tjera negative në procesin e integrimit të plotë në BE. Por si një armë për të mbrojtur lirinë, vlerat e demorkacisë europiane ku ne duam të bëhemi pjesë me të drejta të plota, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, verat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar gjithë mekanizmi i funksionit të saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi transformini të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet, por e sjell transformimi i brendshëm në mendësi, që ka të bëjë në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licensës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate si licensë për gjueti, për qëllime që nuk thuhen por që janë shtysa kryesore në funksion të ushtrimit të kësaj license. Është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë media gjenerohet një pasuri e tejskajshme dhe nëse flasim për korrupsion, për përfitime të paligjshme kjo thuhet në media, por nuk e përjashton media. Në një shoqëri ku fjala siç është Shqipëria, ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit ku fjala nuk ka qenë e lirë, Shqipëria e ka pasur fjalën të burgosur 7 pashë nën dhe, me një repression të pashoq, sot është themelore për të gjetur rrugët dhe ti japim kësaj lirie, sensin e fisnikërisë me të cilën ajo rilindi pas rënies së regjimit komunist, një sens i humbur që i ka kthyer mediat sot në Shqipëri në institucionit të pabesueshme për publikun.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-media-eshte-kthyer-ne-institucion-i-pabesueshem