Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar ekstradimin drejt Italisë të financierit të grupit kriminal ?Habilaj?, Nazer Seiti. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg pa afat? për Seitin, duke bllokuar ekstradimin e tij deri në përfundim të hetimeve në Shqipëri.
Pak ditë më parë, gjykata caktoi 20 ditë burg për Seitin dhe më datë 14 nëntor ky afat skadonte dhe ai duhet të ekstradohej drejt Italisë. Prokuroria kërkoi që të zgjatej afati i ekstradimit të financierit të grupit kriminal, që trafikonte drogë drejt Italisë, ndërsa sot gjykata vendosi ?burg pa afat?, duke shtyrë ekstradimin pas përfundimit të hetimeve.
I pyetur nga Report Tv, pas vendimit të gjykatës avokati i Nazer Seitit tha se prokuroria e Krimeve të Rënda po privatizohet, duke përdorur akte të sjella në rrugë primitive dhe jo në formën e kërkuar nga ligji. Avokati Detar Hysi sulmoi Prokurorinë, teksa tha se ka tejkaluar kompetencat.
?Privatizohet Prokuroria e Krimeve të Rënda duke përdorur akte të sjella në rrugë primitive dhe jo në formën e kërkuar nga ligji! Nuk i është dhënë rrugë letërporosisë konform kodit të procedurës penale. Po aktet janë sjellë dorazi dhe të vulosura nga drejtoria e marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, jo nga Ministria e Drejtësisë. Prokuroria ka tejkaluar kompetencat!?, tha Hysi.