Report TV - Dialogu me Greqinë, Bushati: Disa çështje janë afër zgjidhjes

Report TV 2018-05-08

Views 0

Pasi ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur jashtë ambienteve në Kuvendit për angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj Greqinë.

Bushati u shpreh se është një dialog që ka vështirësitë e veta, por që angazhimi i qeverisë do të jetë maksimal për të vijuar dialogun. Sipas ministrit janë një sërë çështjesh që ende konsiderohen të nxehta, dhe për të cilat kërkohet një kohë e caktuar për tu zgjidhur.
?Është një dialog që ka vështirësi të vetat. Pikëpamjet janë të qarta. Ka çështje me të cilat jemi pranë zgjidhjes. Ky është një diskutim në një format që bota e njeh dhe e aplikon, nuk është një negociatë. Do të ketë angazhim të qeverisë shqiptare për të qenë më angazhues në këtë proces për të qenë më të hapur me Greqinë.

Çështjet janë bërë disa herë publike si nga unë dhe nga ana e homologut grek. Për këtë vendosëm këtë dialog. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta, që kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i Shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi. Ne jemi të prirur për të gjetur zgjidhjet më të mira. Nuk mendoj se do të jetë një dialog i shkurtë. Shpreh gadishmërinë time për të vijuar këtë dialog me Greqinë.

Share This Video


Download

  
Report form