Tetovë, BDI-VMRO afër zgjidhjes së këshillit komunal

alsatmtv 2015-08-21

Views 6

Drejtori i Shkollës së Mesme Bujqësore, do të jetë një ndër viktimat e marrëveshjes BDI-VMRO, si dhe shkolla fillore "Kikish" që do të drejtohet nga kuadër maqedonas. Komuna do të ketë 8 sektorë prej të cilëve dy do i takojnë VMRO-së. Po ashtu edhe ndërmarrja Publike Komunale do të ndahet në disa sektor që do të udhëhiqen nga kuadro të dy partive që kanë shumicën në këshillin e Tetovës. Çështja e ndërtimit të kishës të kaloj në kompetencë të kishës Ortodokse maqedonase. Këto janë disa nga pikat e arritura të marrëveshjes mes dy partive të lartpërmendura, për tu zgjedhur të enjten kryetarin e këshillit të Komunës së Tetovës. Arritjen e marrëveshjes mes dy partive që kanë shumicën në komunën e Tetovës, përmes telefonit e ka konfirmuar edhe kandidati për kryetar të këshillit të komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili.

"Po parimisht ne kemi rënë dakord që të formojmë shumicën në këshillin e komunës së Tetovës bashkë me VMRO-DPMNE-në, si parti fituese në bllokun maqedonas, në zgjedhjet lokale të 2013 dhe kjo do konfirmohet të enjten kur është paraparë të mbahet edhe mbledhja e këshillit komunal. Pas konstituivit të shumicës, në detaje do jenë të informuar qytetarët me marrëveshjen e arritur mes partnerëve të koalicionit", deklaroi Hisen Xhemaili, këshilltar i BDI-së.

Siç konfirmojnë burimet tona brenda partisë shqiptare në pushtet, dy palët po ashtu janë akorduar që personi i përfolur për kryetar këshilli Isen Xhemaili të merr këtë post, edhe përkundër kundërshtimeve të deritanishme nga ana e VMRO-së, shkaku se, i njëjti vinë nga radhët e komandantëve të ish UÇK-së. Kjo marrëveshje pritet të kurorëzohet në seancën e të enjtes, kur edhe mbushen tre muaj drejtimi i komunës nga ana e BDI-së. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form