Report TV - "Siguria" Xhafaj: Pajisje sekrete përgjimi në luftën kundër drogës

Report TV 2018-05-08

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në seancë dëgjimore për projektin buxhetin e 2018 në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
?Janë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e Brendshme. Buxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.

Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit. Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.

Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare? deklaroi ai.

Diskutimet te Komisioni i Sigurisë Kombëtare
Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit

Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra

Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.

Share This Video


Download

  
Report form