Report TV - Atentati në Lushnje, Haxhiu kreu vrasjen në arrati/Përgjimi i drogës

Report TV 2018-05-03

Views 5

Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur një ditë më parë në Lushnje nxjerr në pah dobësinë e shtetit përballë personave të konsideruar ?të fortë? apo të paprekshmit.
ReportTv ka siguruar vendimin e dhënë nga gjykata e Lushnjes më 26 Korrik 2017 ku ai dënohet 21 vite e 8 muaj burg për tentativë vrasje ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Atentati i mbetur në tentativë ndaj Xhulio Shkurtit ku për drejtësinë shqiptare autor është Laert Haxhiu ka ndodhur pasditen e 26 shtatorit 2016. Për këtë ngjarje Haxhiu s'u arrestua asnjëherë ndërsa gjykimi ndaj tij u zhvillua në mungesë në gjykatën e Lushnjes.

Dhe pse për Haxhiun kishte një vendim gjykate për tu vuajtur në një burg të sigurisë së lartë ai ka qarkulluar i pa shqetësuar në Lushnje duke u bërë dhe protagonist i ngjarjes së mbrëmshme.

Sëbashku me Haxhiun për atentatin ndaj Xhulio Shkurtit është dënuar dhe Lulzim Arapi për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Për moskallëzim të autorit të atentatit ndaj nipit të Aldo Bares Lulzim Arapi është dënuar me 2 vite burg nga gjykata e Durrësit. Sipas vendimit të gjykatës atentati ku mbeti i plagosur Xhulio Shkurti është kryer me katër plumba pasi në vendngjarje janë sekuestruar katër gëzhoja.

Share This Video


Download

  
Report form