BOSTON - Policia amerikane është në ndjekje të të dyshuarit si autor të atentatit me bombë në maratonën e Bostonit.
Një operacion policor ka nisur studentëve të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets pasi një oficer policie është qëlluar për vdekje në kampus. BBC thotë se policia ka vrarë të dyshuarit për sulmin me bombë në Boston. Një tjetër i dyshuar është në arrati, policia kërkime masive në Watertown.
Në superaksionin e policisë për kapjen e autorit u vra dhe një polic.
Qyteza Kejmbrixh ndahet nga lumi Çarls nga Bostoni, ku të hënën dy shpërthime vdekjeprurëse tronditën qytetin gjatë Maratonës së famshme të Bostonit.
Ata dyshohet se janë përgjegjës për shpërthimet në maratonën më të famshme në Botë ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën rreth 170 të tjerë. Dje FBI-ja publikoi fotografitë dhe videot e dy personave të dyshuar për përfshirje Fotografitë janë nxjerrë nga xhirimet e kamerave të sigurisë pranë vendit të incidentit ku shikohen dy të rinj të veshur sportiv, me kapele e çanta shpine.
Një prej tyre është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, vetëm pak minuta para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston.