Ky xhirim i kamerave të sigurisë tregon një tjetër rast të vrasjes nga policia të afro-amerikanëve, teksa vendi është në flakë nga vrasja e George Floyd.
Një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga një polic në një fastfood në Atlanta, të premten.
Siç duket nga pamjet, Rayshard Brooks u qëllua teksa përpiqej të largohej me vrap, duke mbajtur në dorë një shokues elektrik që ia kishte rrëmbyer policëve.
Policia lokale tha se fillimisht ai u kishte bërë rezistencë efektivëve, të cilët i kërkuan të dilte nga automjeti i tij. 27-vjeçarin e kishte zënë gjumi duke bllokuar radhën e automjeteve që prisnin të porosisnin ushqime në fastfood. Ishin pronarët e fastfood-it, po ashtu afro-amerikanë që e njoftuan policinë.
Vrasja shkaktoi revolta në Atlanta. Manifestuesit i vunë flakën fast foodit, ndërsa u përleshën me policinë. Shefja e policisë lokale Erika Shields njoftoi dorëheqjen.
Autoritetet i dolën në mbrojtje efektivit që qëlloi ndaj afro-amerikanit, duke thënë se para se t?a qëllonin ai ishte kthyer për t?i sulmuar me shokuesin elektrik. Ndërsa avokatët e viktimës thanë se vrasja ishte akt i tepruar. Protestat anti-racizëm vijojnë të jenë intensive në gjithë Shtetet e Bashkuara.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/