Report TV - Xhaçka: Në Uzinën e Mjekësit do prodhohen armë për NATO-n

Report TV 2018-05-08

Views 0

Uzina e Mjekësit në Elbasan do rikthejë aktivitetin e saj në prodhimin e armëve luftarake, pas disa vitesh ndërprerje.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2018 në komisionin parlamentar të Sigurisë. Bëhet fjalë për një investim 25 milionë dollarë dhe 150 vende të reja pune. Sipas ministres së Mbrojtjes, armët dhe municionet që priten të prodhohen në Mjekës do përdoren nga vendet anëtare të NATO-s. ?Ky është një investim që shkon në rreth 25 milionë dollarë dhe do punësojë rreth 150 persona në një fazë të parë. Kjo është një firmë lider në Europë për armët dhe municionet dhe do ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rivitalizuar uzinën e armëve të Mjekësit?, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria kanë menduar që këto uzina të rivihen në punë nëpërmjet partneritetit me privatët, si dhe me firmat e prodhimit të armëve dhe municioneve të vendeve të zhvilluara anëtare të NATO-s. Projekti parashikohet të zbatohet në Uzinën e Mjekësit e cila gjatë viteve të regjimit komunist është përdorur pikërisht për prodhimin e municioneve luftarake.

Mësohet gjithashtu se për prodhimin e armëve në Mjekës për NATO-n, ka shprehur interes një firmë e njohur italiane e

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS