Report TV - Xhaçka takon komandantin e forcave aleate në Evropë: Shtojmë trupat në misionet e NATO-s

Report TV 2018-05-31

Views 0

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), ku u prit nga komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, gjeneral me katër yje Curtis M. Scaparrotti.

Qëllimi i kësaj vizite ishte përforcimi i bashkëpunimit të Shqipërisë dhe Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO) dhe për të diskutuar angazhimin e fortë të vendit tonë në operacionet e NATO-s. Gjeneral Scaparrotti theksoi rolin kyç të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe Afganistan, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët të NATO-s.

Më takimin me ushtarakun e lartë amerikan, ministrja Xhaçka shprehu vendosmërinë e vendit tonë për të kontribuuar në të gjitha operacionet e NATO-s.

Shqipëria qëndron e angazhuar dhe do të vazhdojë kontributet në Misionin Resolute Support në Afganistan, KFOR Kosovë, Praninë e Përparuar të NATO-s në Letoni, aktivitetet detare të NATO-s në detin Egje, Forcën e Reagimit të NATO-s dhe Qendrën Rajonale për Jugun në Napoli.

Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes

Gjeneral Scaparrotti theksoi rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në NATO dhe rritjen e fundit të shpenzimeve të mbrojtjes.

Më tej, ministrja Xhaçka e njohu gjeneral Scaparrottin me miratimin e vendimit të qeverisë shqiptare për të shtuar numrin e trupave në Afganistan.

Share This Video


Download

  
Report form