Opinion - Te kujt ishin 863 mije eurot? (06 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Artan Hoxha, Ola Xama, Gjergj Bojaxhi, Spartak Koka, Preç Zogaj, Armand Bajrami

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të shtetasit Orest Sota, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri. Lajmin e ka bërë të ditur, mbrëmjen e sotme, gazetari i kronikës në ?ABC Neës?, Armand Bajrami, i cili theksoi se Prokuroria për Krimet e Rënda do të angazhohet në hetimin pasuror prej 863 mijë eurove bazuar edhe në ligjin antimafia.

Orest Sota është arrestuar nga policia e Elbasanit pasditen e 1 Nëntorit, por ngjarja është publikuar në media dhe ka marrë përmasa publike, vetëm pas denoncimit të kreut të PD-së Lulzim Basha. Policia konfirmoi që në mjetin e Sotës u gjetën 836 mijë euro, ndërkohë që ndonëse u tentua të mos komunikohej zyrtarisht, aty janë gjetur edhe dy patenta lundrimi të deputetit Saimir Tahiri. Çfarë ndodhi me Orest Sotën? Kush ishte personi që ndodhej bashkë me të në automjet? Si u përpoq ai t?i shmangej policisë dhe përse vendosi të hynte në ambjentet e firmës Kurum, për t?i shpëtuar ndjekjes së policisë? Detajet e pasdites së arrestimit, shpjegohen mjaft qartë në kronikën e përgatitur në emisionin Opinion.

Edhe ditën e djeshme në emisionin ?Opinion? është duke u trajtuar një nga temat e aktualitetit, dhe ka të bëjë pikërisht me 863 mijë euro që u gjetën në makinën e një biznesmeni, në të cilën ishin edhe dy patentat e Saimir Tahirit dhe patenta e bashkëshortes së tij. Në paskamera janë disa momente të emisionit, të cilat opinion.al i sjell në videot mëposhte. Që nga mbledhja e gjithë stafit, e drejtuesit të emisioni Blendi Fevziu, kryeredakrotes Desada Metaj, e po ashtu gazetarëve të cilët janë në zyrën e montazhit duke përgatitur materialet e fundit për transmetim. Më pas ka edhe disa momente pikante tek dhoma e grimit, ku grimohet të gjithë të ftuarit, të gjitha pastaj zhvendosen në studion dhe nis kështu edhe një mbrëmje live ne Opinion. Kujtojmë që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rikthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të kapje se patentave të tij bashkë më shumë e konsiderueshme të Orest Sota e kanë rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes çështjen Tahiri në ?Opinion?, për të cili Prokuoria po vazhdon hetimet.

Share This Video


Download

  
Report form