Report TV - Mandati i Llallës,Basha zbulon qëndrimin e PD,paralajmëron...

Report TV 2018-05-08

Views 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka ?zbuluar? qëndrimin e PD për mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili mbaron më 4 dhjetor të këtij viti dhe pritet të shkaktojë një përplasje të fortë mes opozitës dhe mazhorancës.

Në një dalje për media, në përfundim të mbledhjes së grupit të PD, Basha tha se qëndrimi i demokratëve është zbatimi pikë për pikë i Kushtetutës dhe ligjeve, ndërsa paralajmëroi të gjithë ata, që sipas tij, do tentojnë të kapin drejtësinë për këtë rast. Kreu demokrat deklaroi se Rama ka hallin e Tahirit dhe jo të mandatit të Llallës, duke shtuar se çdo hap për të vendosur mafia mbi çështjen do të përballet me ta.
Mandati i prokurorit, cili është qëndrimi i PD?

Qëndrimi ynë është zbatimi pikë për pikë i Kushtetues dhe ligjeve dhe çdo hap për të vendosur mafia në prokurori do përballet me ne. Rama ka hallin e Tahirit, nuk ka hall mandati. Në funksion të ndalimit të hetimit për Tahirin është gati t?i thotë këmbës dorë dhe e kundërta. Qëndrimi ynë është respekti i plotë i Kushtetutës. Nuk lejojmë asnjë tentim të kapjes së Prokurorisë.

Qëndrimi i PD është për të vazhduar mandatin?

Jo këtë e thoni ju, ne kemi një qëndrim për të respektuar Kushtetutën.

Share This Video


Download

  
Report form