Dje në mbrëmje rreth orës 19.20, në Lagjen "Gurrile" rruga ?Hoxha Tasim? në afërsi të ish-Zooteknikës, në një lokal është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H. B., 23 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), nga 2 persona, të cilët janë larguar më pas me motoçikletë.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim dhe me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive operacionale e hetimore, dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, kanë bërë të mundur identifikimin, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes si dhe ndalimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje në fshatin Golem, Shkodër në një banesë të pabanuar.
Ata janë shtetasit:
E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të ?Vjedhjes?,
D. H, 17 vjeç, banues në lagjen ?Guerrile? Shkodër,
Gjithashtu, është bërë arrestimi për veprën penale ?Moskallëzim krimi? parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, i shtetasit: Bekim Turishta, 21 vjeç, banues në ?Zogaj? Shkodër.
Bashkë me autorët është bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale ?Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve luftarake dhe e municionit?.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës dhe ushtron me përgjegjësi të plotë detyrën duke iu përgjigjur me ashpërsinë e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe ofrojnë informacion në numrin falas 112 dhe 129, duke ndërtuar bashkë një ambjent më të sigurt e të qetë.