Report TV - Policia mos lëviz/Ja si u arrestuan tutorët dhe prostitutat në Tiranë

Report TV 2018-05-04

Views 25

Një aksion i policisë i koduar ?Taksia 2? ka çuar në shkatërrimin e një grupi prostitucioni, ku janë arrestuar 10 persona dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht.
Personat e arrestuar dhe ata të proceduar akuzohen për veprat penale të ? Shfrytëzim prostitucioni? dhe ? Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike?.

Hoteli ku ushtrohej prostitucion pranë kryqëzimit të ?Tregut elektrik?
Prostitucioni ushtrohej në një hotel në kryqëzimin e ?Tregut elektrik?, në pronësi të A.Ndoja. Policia ka bërë me dije se prostitucioni ushtrohej edhe në ambiente të tjera, ku vajzat shoqëroheshin me taksi drejt këtyre ambienteve.

Grupi përdorte taksistë për transportonin e vajzat
Aktiviteti i grupit lehtësohej nga Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, të cilët shërbenin si taksistë duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe të tjera. Ndërkohë gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve të shfrytëzuara për ushtrimin e prostitucionit janë gjetur edhe lëndë narkotike.

Organizatorët në këtë aktivitet të jashtëligjshëm, Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shfrytëzuar F.P. 32 vjeçe, A.L. 44 vjeçe, D.D. 25 vjeçe, B.C. 39 vjeçe, për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.

Në pranga kanë rënë Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Edmond Shkalla, 49 vjeç, , Albina Kasa, 26 vjeç, A. Ndoja, 37 vjeç, Jani Murati (Gëzim Kasëmi) 59 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Altin Sulejmanasi 44 vjeç, Elton Mimini 23 vjeç, A.L. 44 vjeçe, F.P. 32 vjeçe dhe D.D, 42 vjeç.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS