Report TV - Greqia bllokim 14 orë pikave kufitare, ankohen qytetarët

Report TV 2018-05-08

Views 0

Pas 14 orësh mos lejimi të kalimit të kufirt, është rënë dakort mes palës greke dhe asaj shqiptare që të rihapet kalimi kufitarë.

Bushati-Kotzias: Kalim me skanim të pasaportave
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati pati një komunikim intensiv me homologun e tij Grek Nikos Kotzias dhe me Ministrin e Brendshëm Grek Nikos Toskas mbi zgjidhjen e situatës në pikat kufitare me Greqinë. Për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Nikos Toskas u ra dakort që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave.
Situata e krijuar nëpër pikat kufitare
Që prej mesnatës të djeshme asnjë person i cili nuk kishte një pasaportë greke ose një pasaportë të Bashkimit Europian, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.

Mësohet se në radhë kanë qendruar dhjetra makina, si dhe 5 autobusë. Pala greke pretendon se kanë qenë disa probleme me kontrollin e Shengen.

Bëhet e ditur se kjo situatë ka nisur në orën 00:00 ka vazhduar deri në orën 13:50 të ditës së sotme.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS