Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, është hapur ekspozit me titullin "Armë të mjeshtërve shqiptarë".
Në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek. XIX pati një zhvillim të gjithanshëm të zejtarisë, përfshirë edhe zejtarinë e prodhimit të armëve.
Ushtritë e dy pashallëqeve të mëdha shqiptare - të Bushatllinjve, me qendër në Shkodër dhe të Ali Pashë Tepelenës, me qendër në Janinë, patën nevojë edhe për prodhimin e armëve të zjarrit. Një faktor themelor që i dha hov zejtarisë së punimit të armëve të zjarrit qe pasuria minerare.
Vendi ynë shquhej për nxjerrjen dhe përpunimin e hekurit, të bakrit, plumbit, arit dhe argjendit.