Në galerinë e arteve, Vilson Kilica, në Fier u organizua të shtunën në mbrëmje ekspozita ?Apolo Art Colony 201?. Në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë 30 artistë nga 20 vend të botës, si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia , Rusia, Turqia etj.
Gjatë një jave të qëndrimit në rajonin e Fierit, artistët zhvilluan vizita në vende historike dhe turistike duke i pasqyruar këto vlera dhe në punët e tyre.
Organizatori i kësaj ekspozite, Saimir Ahmeti u shpreh se ky është një aktivitet i rëndësishëm dhe një pasuri e madhe për fondin e galerisë së Arteve të Fierit.
Ndërkohë edhe në Lezhë është hapur një ekspozitë pikture mjaft e veçantë dhe që në fakt i përket një talenti të lindur. Vilson Nika, një i ri 19-vjeçar nga fshati Torovicë i cili është prezantuar për herë të parë para publikut me 15 pikturat e tij. Megjithëse vizaton që prej moshës 5 vjeçare, penelin dhe bojrat iu mundësuan vetëm një vit më parë.
S?kam pas shumë mundësi por më kanë sjellë mjete të nevojshme. Kam dëshirë të provoj veten në një konkurs që të shoh në çfarë niveli jam pastaj dua të vazhdoj shkollën e lartë.
Vilson Nika, piktor
Mundësitë e këtij artisti të ri janë të mëdha shprehet mësuesi Klevin Pjetri, i cili edhe identifikoi dhe nxiti të riun.
Vilsonin e identifikova kur pashë disa punime në muret e shkollës. Mendova që është talent i lindur. Çdo talent që lind, ka vetëm 1% talent dhe pjesa tjetër është punë.
Klevin Pjetri, mësues
Prej një viti, Vilson Nikës i janë mundësuar mjete pune dhe kushte që ai të shpalosë talentin e tij. Ai i ka vënë ato në përdorim të mire dhe u prezantua me pikturat e tij me tematikë të miksuar ku dominon subjekti i histories dhe natyrës.