Ora News - Basha: Shuma prej 800 mijë euro e kapur në Elbasan e Saimir Tahirit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi sërish në rrjetin social Facebook, arrestimin e një shtetasi në Elbasan me inicial O S, të cilit sipas kreut demokrat iu gjetën 800 mijë euro.
Basha thotë se shuma e gjetur i përket ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu sikurse edhe dy patentat e lundrimit të tonazhit sipas kryedemokratit, janë të tonazhe 20 deri në 100 ton.
?Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve?, thotë Basha.
Sipas kreut demokrat, i riu i ndaluar nga policia ka mohuar njohjen me Tahirin, por ?që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë?.
?Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Saimir Tahirit?, thotë gjithashtu ai.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-shuma-prej-800-mije-euro-e-kapur-ne-elbasan-e-saimir-tahirit/

Share This Video


Download

  
Report form